Top Channel/ Kryeministrja italiane Meloni shpall kandidaturën për zgjedhjet e BE-së
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.67M subscribers
1,272 views
0

 Published On Apr 28, 2024

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi sot se do të kandidojë në zgjedhjet evropiane që mbahen në muajin qershor në një përpjekje për të rritur mbështetjen për partinë e saj ‘Vëllezërit e Italisë’, po shtoi se nëse zgjidhet nuk do të marrë detyrën e ligjvënëses evropiane.
Zgjedhjet që mbahen prej 6 deri më 9 qershor për Parlamentin Evropian shihen si një provë kyçe për forcës që gëzon në elektorat koalicioni i saj i djathtë 18 mujor.
“Ne duam të bëjmë në Evropë atë që bëmë në Itali, të krijojmë një shumicë që bashkon forcat e qendrës së djathtë e që do ta çojë të majtën në opozitë“, u tha Meloni mbështetësve në një konferencë partie në qytetin bregdetar të Peskarës, nga ku dhe nisi fushatën.
Meloni, partia e së cilës i ka rrënjët tek grupi fashist i Benito Musolinit, bëri thirrje për daljen e Italisë nga euro-zona kur ishte opozitë dhe fitorja e saj në zgjedhjet e vitit 2022, ngriti shqetësime në disa kryeqytete evropiane.
Megjithatë, ajo ka ndjekur një linjë gjerësisht pro-evropiane gjatë qëndrimit në detyrë, veçanërisht mbi çështjet e politikës së jashtme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme.
Partia e saj gëzon mbështetjen më të madhe popullore në Itali me 27%, sipas sondazheve të fundit, duke kaluar Partinë Demokratike të opozitës me rreth 20% dhe “Lëvizjes me Pesë Yje”, një formacion i majtë që e gëzon 16% mbështetje.
Emri i zonjës Meloni do të jetë i parë në fletën e votimit për partinë ‘Vëllezërit e Italisë’, në të pesë zonat zgjedhore të Italisë, por ajo u zotua se nuk do të përdorë “asnjë minutë” nga koha e saj si kryeministre, për të bërë fushatë për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein, njoftoi javën e kaluar se edhe ajo do të kandidojë gjithashtu, sikurse Antonio Tajani, kreu i partisë së qendrës “Forza Italia”, një parti pjesë e koalicionit qeverisës.
Të tre udhëheqësit shpresojnë të fitojnë votat e atyre që kanë pak interes për politikën, por që tërhiqen nga emrat e shefave të partive në fletëvotim.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Meloni#BE#TopChannelNews

show more

Share/Embed