Bashkimi i reformatoreve me PD shumë shpejt, Tritan Shehu interevistë - (4 Gusht 2008)
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
63 views
0

 Published On May 7, 2024

Lajme arkiva 2008

Bashkimi i reformatorëve me Partinë Demokratike, duket se është vetëm çështje kohe. Ashtu si dhe në deklarimet e fundit të krerëve të PDR-së, nënkryetari i reformatorëve Tritan Shehu, rikonfirmon se të dy partitë ndjehen shumë afër njëra-tjetrës në të gjitha aktivitetet politike që pas zgjedhjeve parlamentare të 2005. Por sipas tij vendimet e mëtejshme për një shkrirje të mundshme të strukturave të tyre do të merren gjatë sesionit të ri politik.

Tritan Shehu: “Kemi objektivat e qarta të përbashkëta, ne kemi origjinë të përbashkët dhe kjo gjë e gjitha bën që hapat e tjera në të ardhmen të jenë hapa akoma më të shpejta edhe më determinuese në një proces të një afrimi të më tejshëm. Ky është n jë vullnet edhe i strukturave të partisë demokrate të re në tërësi. Deri ku do shkoj ky proces? Mundë të shkoj pa dyshim edhe në një bashkim me forcat tona politike. Sido qoftë kjo është një problem që varet edhe nga PD edhe nga vullneti i saj, varet nga hapat që do merren konkrete në shtator”.

Partia Demokrate Reformatore e drejtuar nga Genc Pollo, u shkëput nga radhët e PD vite më parë për shkak të përplasjeve për çështje të rëndësishme politike të kohës, por duket se kjo ndarje është hedhur pas krahëve tashmë në vitin 2008./tvklan.al

Gazetare: Anila Rama


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed