Replikat Mësonjësi-Vasili për projektin e Liqenit Artificial - (4 Gusht 2008)
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
39 views
0

 Published On May 7, 2024

Lajme arkiva 2008

Projekti për zhvillimin urban të zonës pranë Liqenit Artificial, vijon të prodhojë polemika në distancë me përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në njërën anë dhe pronarëve të truallit, zhvilluesve të projektit e organizatorëve të konkursit në anën tjetër. Një përfaqësi e këtyre të fundit ka dalë në një konferencë për shtyp, duke akuzuar kreun e LSI-së Meta për spekulim.

Alban Mësonjësi: “Projekti nuk prek kopshtin botanik të Tiranës, përkundrazi ai shton dhe përmirëson ndjeshëm sipërfaqet e gjelbra përreth tij. Projekti nuk prek terrene sportive dhe kreative në zonë, projekti nuk prek parkun e Liqenit, por shtrihet në një fushë pronë private ku sot hidhen mbeturina. Në rast se politika do të vazhdojë këtë proces dezinformimi, rezervojmë të drejtën të përshkallëzojmë reagimin tonë edhe në istancat kompetente ligjore për të denoncuar akuzat dhe shpifjet për punën tonë dhe duke kërkuar dëmshpërblimin moral”.

Sipas Alban Mësonjësit, studio holandeze, fituese e projektit do të përshtasë atë sa më mirë me nevojat e qytetit për zhvillim urban sipas standardeve europiane. Por LSI ka reaguar sërish për atë që e cilëson masakër betonizuese të Tiranës. Petrit Vasili, ofrojë argumente që sipas tij tregojnë që gjithçka është futur një marrëveshje Rama-Berisha për përfitim persona.

Petrit Vasili: “Çdo veprim është kryer duke pasur një konsensus dhe një paragjykim ligjor të qartë nga dyshja Rama-Berisha. Sepse të gjitha veprimet e ndodhura kanë të bëjnë me objekte për të cilat ka pasur pengesë ligjore të pa kapërcyeshme dhe për të cilat nuk mund të ndërmerrej dot asnjë detyrë projektimi apo veprim tjetër”.

LSI ftoj qytetarët të reagojnë për të penguar atë që u cilësua. Shitje dhe shkatërrim i kësaj zone të rëndësishme të Tiranës./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed