I permend mikeshen e burrit, e ftuara e shqetesuar i lutet Arditit te nderprese emisionin!
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
414,482 views
0

 Published On Nov 15, 2020

Vilsoni një djalë nga Kavaja është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku i ka bërë një surprizë gruas dhe djalit të tij. Vilsoni është emigrant në Greqi dhe ka 2 vite që nuk e ka takuar familjen e tij dhe për këtë gjë, ai vjen t’i premtojnë gruas e djalit që nuk do largohet më në asnjë vend pa ta.
Vilsoni: Po vij nga Greqia, për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses.
Ardit Gjebrea: Çfarë pune bën atje?
Vilsoni: Punë, bujqësi. Unë kam qenë pa letra.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin nusja dhe djali?
Vilsoni: Merita dhe Hysen, ia kam vënë emrin e babait i cili ka humbur jetën nga një sëmundje e shërueshme. Kam qenë 8 vjeç dhe të humbësh babain në moshë aq të vogël, duhet të përballesha unë me çdo gjë. Ishim 4 fëmijë, dy çuna, dy goca dhe mami e kështu vazhdoi jeta me vështirësi dhe vuajtje.
Ardit Gjebrea: Si u njohe me Meritën?
Vilsoni: Përmes Facebook, por njiheshim dhe më përpara, ishim në një rreth miqësie.
Ardit Gjebrea: Si e priti Merita ikjen tënde në Greqi?
Vilsoni: Me shumë vështirësi dhe vuajtje të madhe.
Ardit Gjebrea: Një herë në sa kohë vije ti në Shqipëri?
Vilsoni: Vija rrija 5-6 muaj, ikja prap. Herën e fundit kam ndejtur dy vite pa ardhur në Shqipëri. Kam ardhur sepse dua të jem pranë familjes gjithmonë.
Ardit Gjebrea: Ti ke ardhur me një qëllim që të mos ndahesh kurrë nga familja?
Vilsoni: Po, dua të jemi të bashkuar gjithmonë.
Ardit Gjebrea: Pse e more këtë vendim?
Vilsoni: Gruaja humbi babain, njësoj si babai im nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo e përballoi shumë keq dhe unë nuk isha pranë saj.
Ardit Gjebrea: E di gruaja që ke ardhur këtu?
Vilsoni: Mund të ketë dyshuar sepse telefonin e kam pasur të fikur. Djalit ka dy vite që nuk ia kam ndjerë akoma aromën. I kam blerë një makinë sepse çmendet fare pas tyre. Kur flas në telefon djali mërzitet, shpesh herë nuk më flet, largohet.
Merita së bashku me djalin u bënë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe në fillim u shpreh se nuk ka asnjë ide kush mund të ketë ardhur. Kur Ardit Gjebrea bëri shaka me të dhe i tha se ka ardhur një mikeshë e burrit tënd, ajo u frikësua, u mërzit dhe iu lut atij që të ndërpriste emisionin. Vilsoni i kishte blerë dhe një makinë djalit të tij 5 vjeç. Ai shkoi të përqafonte gruan e tij dhe i premtoi që nuk do i linte më asnjë moment vetëm dhe nga sot ata do ishin një famije e bashkuar përjetë. /tvklan.al

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed