BE e konsideron Ballkanin si hapin e radhës të zgjerimit, intervistë me Andre Sapir - (3 Gusht 2008)
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
56 views
0

 Published On May 7, 2024

Lajme arkiva 2008

Ballkani konsiderohet si hap i radhës në politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, edhe pse nuk ka data të qarta për anëtarësimin e rajonit. Andre Sapir një nga politik-bërësit pranë Komisionit Europian, veçon dy probleme për zgjerimin e BE-së me Ballkanin.

Andre Sapir: “Interesi kryesorë për zgjerimin e radhës së Bashkimit Europian është stabiliteti politik, pasi ekonomikisht rajoni nuk është aq i madh, thotë Sapir. Ndërkohë ekziston dhe një farë interesi gjeografik, vendet e rajonit do të plotësonin boshllëkun e hartës së BE-së deri në Greqi. Por sfida e BE-së për Ballkanin është stabiliteti politik, mendojmë se i ndihmojmë vendet e reja potenciale duke krijuar një kuadër të përbashkët të zhvillimit ekonomik për të kontribuar në stabilitetin politik të gjithë Evropës. Ne jemi të interesuar për këtë zgjerim, thotë Sapir. Problemi është se kur? Çfarë është vështirë për t’u përcaktuar pasi kjo varet dhe nga humori i vendeve anëtare të BE-së. Ekzistojnë 2 probleme përsa i takon zgjerimit me Ballkanin. Së pari problemet me traktatin, qytetarët shprehen pro zgjerimit pasi vetëm shton përfitime sidomos në planin ekonomik. Zgjerimet e deritanishme kanë vërtetuar se BE ka përfituar, por ndjeshmëria në aspektin institucional nuk është pozitive, pasi BE nuk do të mund të funksionojë me një zgjerim tjetër dhe qytetarët mendojnë se përsa kohë nuk janë në rregull institucionet për të përballuar, zgjerim nuk ka pse të vij. Çështja e dytë është zgjerimi i fundit me Bullgarinë dhe Rumaninë ku ka pasur disa probleme që lëndojnë zgjerimin me Ballkanin, pra këto janë të vetmet çështje që duhen përtypur përpara hyrjes së Ballkanit në BE, kuadri institucional me traktat që të garantoj funksionimin e institucioneve europiane dhe ajo që kërkon pak më shumë kohë është pritshmëria që Rumania dhe Bullgaria të bëhen anëtare tërësisht të denja të BE-së, çfarë kërkon disa vitesh sidomos për Bullgarinë”.

I kontraktuar nga KE për të studiuar dhe përcaktuar sfidat e BE-së pas zgjerimit të fundit Andre Sapir, vlerëson se zgjerimi varet nga vendet aspiruese sesa i kanë përmbushur kriteret e Kopenhagenit, por i pyetur nëse 2 vendet më të reja anëtare të BE-së i kanë plotësuar këto kritere Sapir, thotë jo.

Andre Sapir: “Rumania dhe Bullgaria qartësisht nuk ishin gati dhe nuk i përmbushën plotësisht kriteret e Kopenhagenit, por i futën në një paketë. Negociatat politike të BE-së ishin për një paketë vendesh, kujtojmë këtu se në fillim u diskutua për 5 vende plus 5 të tjera dhe më pas 2. Ideja ishte le të nisim me vende te vogla që vërtetë i kanë plotësuar kriteret por më pas vështrimi ishte pozitiv për shtetet e tjera dhe mendoj se këtu Gjermania luajti një rol shumë të rëndësishëm si kundër dhe Anglia. Pra 2 vende të mëdha të BE-së për motive të ndryshme insistuan që zgjerimi të bëhej sa më shpejt dhe për këtë arsye politike Polonia të ishte në grupin e parë negociues. Por nuk është më kjo situatë, sot çdo vend duhet të bëhet anëtarë në BE sipas meritave të veta, e kjo e bën më të vështirë lojën pasi nuk ka më kampion si Gjermania apo Anglia vende anëtare që të bëjnë presion në KE për zgjerim sa më të shpejt. Ekziston një masë e gjerë mendimi se Rumania e Bullgaria hyjnë shumë shpejt, nuk ishin gati e nuk i kishin përmbushur kriteret, por ky fakt s’mund të përdoret si avantazh, s’mund të thoni shiko se këto dy vende u bënë anëtare në këtë mënyrë e pse jo ne pasi përgjigja në këtë rast do të ishte po bëmë një gabim por nuk e përsërisim më një zgjerim të shpejt....”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed