Jep dorëheqjen rektori i Universitetit të Vlorës, pas debatit për emrin - (31 Korrik 2008)
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
51 views
0

 Published On May 7, 2024

Lajme arkiva 2008

Jep dorëheqjen rektori i Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës Tanush Shasko. Sipas korrespondentes së televizionit Klan në Vlorë, mësohet se nëpërmjet një e-maili dërguar në ministrinë e Arsimit, ai ka kërkuar ministrit të sapoemëruar Fatos Beja dorëheqjen e parevokueshme nga posti i rektorit të universitetit.

Të njëjtën letër po me postë elektronike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet me pushime Shasko ja ka duruar edhe nipit të Ismail Qemalit në Brindisi të Italisë. Në tekstin e shkurtër të saj Shasko thotë, se qëllimi i propozimit para senatit të universitetit dhe kalimi më pas në votim kishte vetëm një qëllim, me emrin Universiteti i Vlorës, ky universitet është shumë herë më i marketueshëm se sa me emrin Universitetit “Ismail Qemali”.

Të kontaktuar nga televizioni Klan nëpërmjet telefonit, ministria e Arsimit nuk jep asnjëlloj informacioni nëse në zyrën e ministrit Beja ka mbërritur apo jo një kërkesë e tillë. 8 vota pro, 6 kundër bënë që senati t’i heqë emrin Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës. Ky vendim ngjalli debat të madh tek opinioni publik dhe politik bërësit shqiptar./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed