Top News/ Rusia mposhtet nëse sulmon NATO-n / Polonia ngre zërin: Të forcohet mbrojtja në Evropë
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.67M subscribers
5,914 views
0

 Published On Apr 25, 2024

Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet të përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski, të enjten në Parlamentin e vendit. Sikorski i bëri këto komente ndërsa përshkruante drejtimin e ri që ka marrë Qeveria e kryeministrit Donald Tusk. Ai i shpjegoi botës dhe qytetarëve të vendit, se prioritetet e Polonisë kanë ndryshuar, pasi Tusk erdhi në pushtet në dhjetor. Ai tha se Polonia dëshiron të kthehet në grupin e vendeve të cilat vendosin agjendën e Bashkimit Evropian.
Polonia, anëtare e NATO-s dhe e BE-së, ndodhet në krahun lindor të tyre dhe kufizohet me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën. Ajo është edhe një rrugë e rëndësishme për furnizimin e Ukrainës me armë nga Perëndimi, në luftën e saj kundër Rusisë. Partia Ligj dhe Drejtësi, udhëhoqi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023, e pavarësisht se ruajti marrëdhëniet me SHBA-në, ajo kishte qëndrime mospajtuese me Bashkimin Evropian, të cilin e akuzonte se po përpiqej t’ua zhvishte pushtetin vendeve individuale, si dhe me Gjermaninë, nga e cila u pushtua Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i fjalimit të tij ishte të tregojë se Polonia dëshiron marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe Brukselin dhe se duke qenë lidere në BE, ajo bëhet partnere më e vyer për Shtetet e Bashkuara. Sikorski theksoi ndërkohë edhe rëndësinë e miqësisë me Gjermaninë dhe akuzoi Qeverinë e kaluar se kishte zgjedhur konfrontimin.

Pamje:AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Rusia#NATO

show more

Share/Embed