Zone e lire - Edi Rama perballe tre krizave: Energjia, Berisha dhe Europa! (8 Tetor 2021)
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
471,103 views
0

 Published On Oct 8, 2021

#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArjanCani #EdiRama #ArjanCuri #AdriatikLapaj

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka garantuar se pavarësisht krizës së energjisë që po përballet Shqipëria dhe e gjithë bota, nuk do ketë ndërprerje të dritave.

Arian Çani: A mendon se do e përballosh pa i ndalur dritat, pra të mos ikin dritat? Le të ngrihet çmimi i energjisë sa të dojë, por të mos ketë ikje dritash, këtë e garanton dot Ramë sot në datën 8 Tetor 2021? Kemi një dimër përpara.

Edi Rama: Nuk ka arsye të ikin dritat.

Arian Çani: Je i sigurt?

Edi Rama: Po.

Arian Çani: Dje në Himarë kanë ikur 3 orë.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Ikje dritash për arsye defektesh ka pasur gjithmonë. Kufizime energjie për shkak të mungesës së energjisë domethënë pse s’ka energji do kufizohet energjia, nuk do ketë.

Arian Çani: Po ky është lajm i mirë.

Edi Rama: Unë mendoj që nuk është në pyetje kjo sepse askush nuk ka thënë që do ketë kufizime.

Rama shpjegon 4 arsyet përse ka ndryshuar sjellje me opozitën dhe gazetarët

Në Zonë e Lirë, Kryeministri Edi Rama foli edhe për ndryshimin e sjelljes në raport me opozitën, por edhe median e publikun. Ai tha se deri më tani ishte keqkuptuar si njeri arrogant që nuk dëgjon njeri. Përballë këtij perceptimi, kryeministri tha kishte kuptuar se ishte ai që duhet të ndryshonte.

Edi Rama: Në fakt është vetëdëbim, të ikësh nga parlamenti nga zgjedhjet, është të vetëdëbohesh.

Arian Çani: Patjetër, unë nuk thash që i the të ikin.

Edi Rama: Nëse quhet nxirja e jetës përballja në parlament që ata nuk e bënin dot, ishte fakt. Duke qenë se sa herë vinin në seancë dhe përballeshin bëheshin më shumë qesharakë se sa i merrte njeri seriozisht. Vendosën të ikin. Kjo është luftë politike dhe natyrisht nuk kam qenë aty për t’i… tani jam aty për t’u dhënë të gjitha mundësitë të ndihen mirë. Të jenë në kushte ku mund t’i thonë të gjitha gjërat. /tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed