Pistë e re për tragjedinë në Shkodër? Gazetarja zbulon çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë
RTSH RTSH
159K subscribers
76,845 views
0

 Published On May 6, 2024

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të dy të miturve dhe të mamasë së tyre 39-vjeçares Alma Arrazi, të cilët dyshohet se u vetëmbytën në lumin Buna.
Gazetarja e RTSH në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Darragjati për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” ka deklaruar se polumbarët kanë vijuar kërkimet edhe gjatë natës për gjetjen e tre trupave të pajetë, të nënës 39-vjeçare dhe të dy fëmijëve të tjerë të moshës 8 dhe 3 vjeç.
Një ditë më parë, u gjet nga një peshkatar, trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, ku paraprakisht u bë me dije se kishte shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës.
“Gjatë ditës së djeshme dhe natës, polumbarët kanë kërkuar në ujërat e lumit Buna, pa mundur të gjenden tre trupat e tjerë.
Ka një pushim të shkurtër momentalisht dhe më pas polumbarët do rikthehen në ujërat e Lumit Buna për të vijuar kërkimet”, tha gazetarja.
Kjo e fundit ka bërë me dije se në komunikimet që ka pasur me blutë e Shkodrës, këta të fundit e kanë informuar se në momentin e arrestimit 31-vjeçari Ergys Arrazi, bashkëshorti i 39-vjeçares dhe babai i tre fëmijëve, është paraqitur tepër gjakftohtë.
Kujtojmë se fill pas gjetjes së trupit të pajetë të vajzës 9-vjeçare, motra e Alma Arrazi ka denoncuar në Policinë e Shkodrës, Ergys Arrazi si ushtrues të dhunës fizike e psikologjike ndaj motrës dhe fëmijëve. Vetë Ergys Arrazi ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa shtoi se ka qenë vetë ai që ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve katër ditë më parë.
31-vjeçari Arrazi rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Nga hetimet e kryera deri më tani, policia ka bërë të ditur se dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, që mund t’i ketë çuar ata drejt vetëvrasje.

"Mirëmëngjesi Shqipëri", programi i cili do të nisë në orën 06:00, nën moderimin e Ermal Qorit dhe Valbona Mhillit. Për rreth tre orë transmetimi direkt, programi do të përcjellë një larmishmëri zhvillimesh përfshirë tema aktuale, me personazhet më në zë, rubrika dinamike, horoskop, quiz, batuta, lajmet më të fundit dhe intervista me të ftuar në studio, e jashtë saj. Gjithçka ju duhet për ta nisur mëngjesin plot energji.

Subscribe to our YouTube Channel:
http://bit.ly/3H0S7oQ

Find us at:
https://www.rtsh.al/

Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook:  / rtshqiptar  
Instagram:  / rtshqiptar  
Twitter:  / rtshqiptar  
Tik Tok:  / rtshqiptar  


#Mirëmëngjesshqipëri#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar

show more

Share/Embed