Punimet në lotin 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, Balluku:Synimi, dalje të re me RMV përmes një tuneli
RTV KLAN RTV KLAN
1.9M subscribers
23,559 views
0

 Published On Jan 16, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve në lotin 3 të aksit Elbasan - Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII u shpreh se synohet që të krijohet një dalje e re në Maqedoninë e Veriut dhe kjo do të realizohet përmes një tuneli.

“Ndërkohë që po ndërtojmë segmentin e parë dhe të dytë të Korridorit të VIII që nis në Elbasan dhe përfundon në Qafë Thanë, praktikisht do të shkojmë direkt në daljen e re që e kemi dizejnuar dhe kemi dakordësuar me palën e Maqedonisë së Veriut. Me Autoritetin Rrugor atje dhe me Ministrinë e Infrastrukturës pasi synimi është të kemi një dalje totalisht të re e cila do të lidhë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me një tunel dhe do të jeni afër urës së Bushtricës”, shprehet ndër të tjera ministrja Balluku.

Ndërkohë kanë filluar punimet edhe në lotin 4. Aksi Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII, do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi dhe tashmë i gjithë korridori Tetë është përfshirë në rrjetin europian.

Rruga do t’iu vijë në ndihmë Elbasanit dhe Korçës për zhvillimin e turizmit duke shkurtuar ndjeshëm distancën kohore të udhëtimit. Sipas ARRSH, Korridori Tetë pritet të marrë formë përfundimtare brenda 4 vitesh.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

show more

Share/Embed