Shëndetësia e SHBA pranon se ka nënvlerësuar infektimet me HIV - (3 Gusht 2008)
RTV KLAN RTV KLAN
1.89M subscribers
64 views
0

 Published On May 7, 2024

Lajme arkiva 2008

Zyrtarët amerikan të shëndetësisë kanë pranuar publikisht se kanë nënvlerësuar numrin e shtetasve të infektuar çdo vit me virusin HIV. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tha se vetëm në vitin 2006 janë infektuar rreth 56 mijë persona. Kjo shifër është më e lartë se vlerësimet e më hershme sipas të cilave çdo vit infektohen me këtë virus rreth 40 mijë persona. Agjencia tha, se kjo rritje vjen si rezultat i metodave më të mira të diagnostikimit sesa i rritjes së infeksionit.

Qendra amerikane për parandalimin konfirmoi se inpakti i epidemisë së Sidës është më i rëndë në mesin e komunitetit homoseksual dhe atij afro amerikan. Shifrat e rishikuara dhe metodologjia prezantohen në hapjen e konferencës ndërkombëtare për sidën që zhvillohet në qytetin e Meksikos. Para takimit qindra, mijëra aktivist marrëshuan në rrugët e kryeqytetit Meksikan në shenjë proteste kundër diskriminimit të personave të infektuar me HIV./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

show more

Share/Embed