Top News/ SHBA dhe Kina, partnerë, jo rivalë / Xi Jinping i thotë Blinken: Kemi punë për të bërë
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.67M subscribers
5,163 views
0

 Published On Apr 26, 2024

Presidenti kinez Xi Jinping i tha të premten kryediplomatit amerikan Antony Blinken se dy ekonomitë më të mëdha në botë duhet të jenë "partnerë, jo rivalë", por se kishte "një numër çështjesh" për t'u zgjidhur në marrëdhëniet e tyre.
Duke takuar Blinken në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, Xi tha se të dy vendet kishin "bërë një përparim pozitiv" që nga koha kur ai u takua me presidentin e SHBA-së, Joe Biden vitin e kaluar, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
"Ka ende një sërë çështjesh që duhen zgjidhur dhe ka ende vend për përpjekje të mëtejshme," tha Xi. "Unë propozova tre parime kryesore: respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin fitues", shtoi lideri kinez. "Toka është mjaft e madhe për të mbajtur zhvillimin e përbashkët dhe... prosperitetin e Kinës dhe Shteteve të Bashkuara," shtoi ai. "Kina do të ishte e kënaqur të shihte një SHBA të sigurt dhe të hapur, të begatë dhe në zhvillim," tha Xi Jinping.
“Shpresojmë që SHBA të mund të kenë një pikëpamje pozitive për zhvillimin e Kinës”, shtoi ai. "Kur ky problem themelor të zgjidhet... marrëdhëniet vërtet mund të stabilizohen, të përmirësohen dhe të ecin përpara."
Më herët, sekretari amerikan i shtetit takoi ministrin e jashtëm kinez, të cilit i shprehu qëllimet për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#SHBA#Kine

show more

Share/Embed