Top Channel/ Athina me sytë nga Shkupi, Greqia i trembet rritjes së krahut të djathtë
Top Channel Albania Top Channel Albania
2.69M subscribers
2,821 views
0

 Published On May 8, 2024

Athina ndjek në heshtje ,por me interes të madh zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut. Fitorja e qartë e kandidates së partisë VMRO-DPMNE, Gordana Silianovska me gati 20% më shumë të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale , ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski ,kandidat i Lidhjes Socialdemokrate , tregon një shembull të qartë të tendencës përgjithësisht në rritje të kahut nacionalist në vendin fqinj,shprehen qaqret diplomatike greke.

Zonja Silianovska, ashtu si lideri i VMRO , Kristian Mickoski, e përdorën shpesh në të kaluarën ,por edhe në fushatën elektroale , premtimin për moszbatimin apo ndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa refuzojnë t'i referohen vendit të tyre si "Maqedonia e Veriut", duke insistuar në mënyrë retorike për termin "Maqedoni".

Gjithësesi analistë të ndryshëm grekë vlerësojnë se kërcënimet e VMRO-së janë kryesisht të zbrazëta, pasi tërheqja e Shkupit nga kjo Marrëveshje ,do të kishte pasoja katastrofike për pozicionin ndërkombëtar të vendit, në një moment në të cilën Maqedonia e Veriut përballet me probleme shumë serioze në marrëdhëniet me Bullgarinë për çështje identiteti e gjuhe dhe kjo do të shkaktonte reagime edhe në nivel të BE-së.

Por retorika agresive nga udhëheqja e re politike dhe shtetërore në Shkup, mund të shkaktojë fërkime politike me Athinën e cila, siç theksojnë njohësit e çështjes, nuk ka nevojë të ndjekë një logjikë konfrontuese. Por në rast se do të zgjidhet zonja Silianovska, referimi publik i termit "Maqedoni" duhet të shkaktojë dërgimin e një note proteste për shkeljen e elementit më themelor për Athinën-Marrëveshjen e Prespës- pra identifikimi gjeografik të vendit.

Elementi i vetëm që mund të shfrytëzohet nga Shkupi si neglizhencë nga ana e Athinës është se tre memorandumet e bashkëpunimit (çështjet e integrimeve evropiane, ushtarake dhe ekonomike) që përmban Marrëveshja e Prespës ende nuk janë ratifikuar nga Parlamenti grek.

Ndaj edhe ekzistenca e një qeverie haptazi armiqësore ndaj Marrëveshjes së Prespës është një sfidë tjetër për politikën ballkanike të Athinës, e cila, pas problemeve që has tashmë me Shqipërinë dhe Serbinë, për shkak të komplikimeve në Kosovë, do të duhet të përballet edhe një herë tjetër me Shkupin, theksojnë mediat greke.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Athinë#Shkup#TopChannelNews

show more

Share/Embed